Snowden me projekt kundër mbikëqyrjes digjitale

09:41 | 22 Korrik 2016
Arbresh Info

Edward Snowden së bashku me Andrew Huang kanë zbuluar një dizajn për një kopertinë të iPhone-it të projektuar për të detektuar kur sistemi i antenës së telefonit është duke transmetuar të dhëna.

Pala ka lëshuar një raport të detajuar në këtë kopertinë që do të lidhet përmes portit të telefonit në SIM kartelë për të monitoruar harduerin për transmetim, shkruan portali arbresh.info. Versionet e ardhshme të kësaj kopertine, që është e dizajnuar për gazetarët dhe personat e tjerë që janë të kujdesshëm ndaj sekreteve, mund të përfshijnë gjithashtu një mënyrë për të errësuar edhe kamerat e telefonit.

Kjo kopertinë do të prezantohet te “Forbidden Resarch” në Institucionin e Teknologjisë në Massachusetts./arbresh.info

Cn5NthiXYAQFNq_

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme