Google ADS

Fenomeni botëror i Kardiokirurgjisë, tre kardiokirurgë – vëllezërit Kojqiqi

07:02 | 22 Korrik 2016
Arbresh.info

Ishte dëshira e babait të tyre, tashmë të ndjerë, që njëri nga pesë vëllezërit e familjes Kojqiqi të merrte rrugën i pari drejtë profesionit human, siç njihet ndryshe mjekësia.

Dr. Besnik Kojcici, ishte vëllai i madh nga tre vëllezërit Kojqiqi- Kardiokirurgët e famshëm, i cili kishte marrë rrugën për të studiuar mjekësinë, që dikur pas tij, kësaj rruge ju kishin bashkuan edhe dy vëllezërit tjerë Dr. Arbeni dhe Dr. Fatosi, e që të tre Kardiokirurgë. Rast ky shumë specifik dhe mjaft i veçantë, dhe madje i vetmi në Evropë por ndoshta edhe në botë, që tre vëllezër të jenë Kardiokirurgë. Babai i tyre mjekësinë e kishte pasur pasion dhe nga pamundësia që ai vet të studionte, këtë dëshirë e kishte bartur tek biri i tij Besniku, tashmë një ndër kardiokirurgët më të njohur në vend dhe më gjerë.
“Unë isha në shërbimin ushtarak në atë kohë, në ish-Jugosllavi, kur babai im më kishte regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Rumani. Që ditën e tretë pas kthimit nga shërbimi ushtarak, unë duhej të nisesha për studime tani në Rumani. E mbaj mend atë udhëtim të paharruar për mua, sepse gjatë gjithë rrugës nuk kisha folur asnjë fjalë, dhe isha shumë i dëshpëruar, që ende pa u çmallur nga shërbimi ushtarak po filloja një rrugëtim tjetër në një vend të panjohur me njerëz të panjohur”-fillon të rrëfej rrugëtimin e tij Dr. Besniku.  Ndonëse në atë kohë, Dr. Besniku nuk kishte vendosur akoma se çfarë do të studionte, ishte dëshira dhe insistimi i prindit që kishte bërë për të, dëshira për t’u bërë mjek. Dëshirë të cilën i biri e mori me përkushtim.
“Si 18 vjeçar në atë kohë nuk ishte fare e lehtë të shkoje në një shtet të huaj, pa pasur fare njohuri për atë vend dhe pa ditur as edhe një fjalë në atë gjuhë të atij vendi. Në një qytet të madh si Bukureshti, pa asnjë pikë referimi ishte shumë e vështirë, së pari orientimi e më pas gjërat e tjera si monedha e huaj, kursi i këmbimit etj. Më kujtohet shumë mirë, në fillim për një kafe apo për gjësende tjera ne bënim pagesën duke i ofruar kamerierit gjithë të hollat në dorë dhe ai merrte aq sa donte. Në rrugë kur dilja lija shenja për orientim që të mos i ngatërroja rrugët kur kthehesha në banesë. Jeta nuk ishte e lehtë, flasim gjithmonë për vitet 80. Mirëpo me kohë u ambientova dhe jeta filloj të bëhet më e lehtë duke pasur parasysh se rumunët janë një popull ballkanas dhe të afërt pak a shumë si ne” shton më tej Dr. Besniku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme