Japonia e shqetësuar nga loja Pokemon GO

13:45 | 21 Korrik 2016
Arbresh Info

Pokemon GO nuk është në dispozicion ende në Japoni, por qeveria tashmë ka shprehur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve të saj pasi ajo të lansohet.

Sekretari i shefit të kabinetit, Yoshihide Suga ka thënë se qeveria dëshiron që lojtarët t’i përmbahen udhëzimeve të nxjerra nga agjencia e qeverisë që t’i shmangen incidenteve, shkruan portali arbresh.info. Zhvilluesit e lojës Pokemon GO nga Niantic janë duke e publikuar lojën shumë ngadalë për të minimizuar sa më shumë ndërprerjet e serverëve të tyre.

Loja është lansuar dy javë më parë në SHBA, Australi, Zelandë të Re dhe është në dispozicion në më shumë se 20 vende në Evropë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme