Google ADS

3 modele të iPhone 7

00:13 | 21 Korrik 2016
Arbresh.info

Apple do të nxjerrë në treg tri modele të iPhone 7 këtë vit duke përfshirë edhe atë ekstra ‘Pro’.

Sipas The Independent në fotot e fundit të shpërndara shihen tre telefona: iPhone 7 normal, iPhone 7 Plus dhe iPhone 7 Pro, transmeton KosovaPress.

Modeli Pro do të ketë një kamerë më të madhe se të tjerët e cila përfshin dy censor. Kjo nënkupton se ai do të ketë sistem kamere me dual-lente, një teknologji kjo e cila iu lejon të bëni fotografi më të detajuara dhe më të bukura.

Telefonat pritet të jenë të së njëjtës madhësi si iPhone 6 dhe 6S.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme