Google ADS

Twitter hap procesin për verifikim për të gjithë

15:03 | 20 Korrik 2016
Arbresh Info

Të gjithë përdoruesit e rrjetit social Twitter tani mund të aplikojnë për llogari të verifikuar.

Që shumë vite, shenja e vogël me ngjyrë blu është parë mjaftë e rëndësishme nga të tjerët, por rrjeti social ia ka dhuruar atë vetëm personave me interes publik. Megjithatë, tani uebfaqja dëshiron të ndryshojë gjërat duke e zgjeruar edhe për njerëzit e tjerë.

Twitter tani do i lejojë të gjithëve të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një procesi online. Uebfaqja nuk do të ndryshoj kërkesat për verifikim, kështu që kjo jo në mënyrë të domosdoshme bën që të gjithë njerëzit sigurojnë atë. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme