Hakerët kërcënojnë lojën Pokemon GO

10:35 | 20 Korrik 2016
Arbresh Info

Poodlecorp ka kërcënuar lojën e famshme Pokemon Go duke thënë se do ta rrëzojë atë më 1 gusht, megjithëse ajo ka qenë shënjestër e sulmeve DDoS edhe më parë.

“Ne do të rrëzojmë serverët sepse është e famshme tani dhe askush nuk mund të na ndalojë”, tha Xotehpoodle, një anëtarë i grupit të hakerëve Poodlecorp, shkruan portali arbresh.info.

“Ne do e bëjmë këtë sepse mundemi, askush nuk mund të na ndalë dhe thjeshtë dëshirojmë të shkaktojmë kaos. Ne kemi zgjedhur datën më 1 gusht sepse kemi kohë për tu relaksuar dhe nuk ka intereson për të bërë ndonjë gjë”.

Grupi ka në plan të rrëzojë serverët e gjigantit për 20 orë duke përdorur metoda që Poodlecorp ka përdorur edhe më parë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme