Google ADS

iPhone 7 vjen në tri modele këtë vit (Foto)

08:22 | 20 Korrik 2016
Arbresh Info

Apple mund të publikojë tre telefona të ri këtë vit, me një model të ri “Pro” që pritet t’i bashkohet linjës.

Kjo të paktën duket të jetë si një nënkuptim ndaj fotove të reja që shfaqin tre telefona, një iPhone 7 normal, një iPhone 7 Plus dhe një iPhone 7 Pro, shkruan portali arbresh.info.

Modeli i ri ‘Pro’ shfaqet edhe me një kamerë me kënd të gjerë, që mund të përfshijë dy sensorë. Kjo sugjeron që modeli ‘Pro’ do të përfshijë edhe sistemin me dy objektiva/lens, dhe një teknologji që mund t’i lejojë telefonave të kapin më shumë detaje.

Thashethemet e mëparshme kanë zbuluar që modeli ‘Pro’ mund të ketë të përfshirë gjithashtu teknologjinë ‘Smart Connector’ që mund ta gjejmë në iPad Pro. Kjo iu lejon telefonave të lidhin tastierën apo aksesorë të tjerë në telefon.

Telefonat e ri të gjigantit Apple do të lansohen këtë vjeshtë gjatë muajit shtator./arbresh.info 

cnqqiv0weaa1kpn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme