Google ADS

Twitter fshin postimet pro sulmit në Nice

15:25 | 19 Korrik 2016
Arbresh Info

Twitter ka reaguar ndaj postimeve pro sulmit në Nice duke i fshirë ato.

Sulmi kishte lënë të vdekur 84 njerëz dhe lënduar 200 të tjerë.

“Tweet-i i parë ishte bërë pesë minuta pas sulmit terrorist. Ishte një profil i cili tregonte fytyrën e buzëqeshur dhe të lumtur të një luftëtari terrorist” ka bërë të ditur Twitter.

Rrjeti social e kishte larguar menjëherë atë dhe postimet e llogaritë tjera të cilat ishin pro sulmit.

Sipas CNet, rrjetet sociale janë bërë burim i terroristëve dhe përkrahësve të tyre për t’i përkrahur sulmet e tilla edhe pse ato kanë rregulla kundër përdorimit të gjuhës që nxit dhunë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme