Besohet se çelësi i suksesit në sferën e marketingut është zgjedhja e një rruge sa më të pazakonshme dhe kreative për reklamimin e produkteve.
Kur shikoni gjëra të tilla kreative ju nuk keni nevojë për shpjegim apo informacion shtesë, krejt çka u shkon në mendje është :Ohh, duhet ta mendoja këtë!”, transmeton arbresh.info.
Më poshtë keni 15 fotografi të reklamave të ndryshme që do t’ju bëjnë t’i shikoni dy herë./arbresh.info.
Kjo është një reklamë për kremë të këmbëve dhe shputave. Por të jep ndjesinë se po bëhet fjalë për diçka tjetër.
Një qen haski dhe një deve. Reklama e makinës Jep SUV.
Në këtë fotografi shihet Shekspiri. Por kjo është një reklamë për kufjet për leximin e librave.
Mbrëmje në Muze. Reklamë për Muzen Van Gogh në Amsterdam.
Duket si një iluzion optik. Në fakt është një fushatë vetëdijësuese me këtë mesazh: “Nëse në 35 vitet e ardhshme, 5 miliard njerëz mbesin pa ujë të pijes, a do të vazhdoni të rrini duarkryq dhe të vëzhgoni?!”.
Edhe kjo foto është një iluzion optik. Aty paraqitet Borëbardhe dhe Sherloku. Reklama është për një kompani ku bëhet këmbimi i librave.
Kjo fotografi thotë: Ndali dritat dhe nis aksionin. Është reklamë për prezervativët.
Formula e famshme E=mc2. Është reklama për një kompani të syzeve dhe ka këtë kuptim: “Thjesht dukesh i/e mençur”.
Janë sy apo produkte të konzervuara? Bëhet fjalë thjeshtë për ushqim macesh!
Një tjetër iluzion optik ku shihen një shkronjë dhe një vajzë. Bëhet fjalë për një fushatë vetëdijësuese që ka këtë mesazh: “Mos shkruaj kur vozitë!”
Kjo është një reklamë për kufjet por që fotografia e saj përmban imazh seksual.
Edhe kjo reklamë përmban iluzion optik. Është reklamë për shampon e flokëve “Garnier”.
Në këtë fotografi shihen kufje që të japin përshtypjen sikur po sheh dy sy dhe një gojë që buzëqesh. “Buzëqesh më shumë!”, është mesazhi i reklamës për kufjet.
Një kafshë në mjekër!. Bëhet fjalë për reklamën e zhiletave “Schick”.
Kjo reklamë është krijuar për Parkun Kanadez të Ujit. “Çfarë shëtitje!”, apo jo?!
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...