Derisa flatacionet dhe minierat e “Trepçës” në jug të Mitrovicës dhe në zonat e tjera të Kosovës po pushojnë nga prodhimi, tash e tre muaj menaxhmenti serb i “Trepçës” në veri po lidh kontrata milionëshe me kompani ndërkombëtare për shitjen e koncentratit të plumbit dhe të zinkut, shkruan Zëri.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila administron me ndërmarrjen “Trepça”, bazuar në Ligjin për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurive të tyre, e konfirmon se këto kontrata prej 24 milionësh janë lidhur me dy kompani ndërkombëtare.
Dokumentet e dy kontratave, të publikuara ditën e hënë, tregojnë se nga këto shitje të pasurisë së “Trepçës”, që kontrollohet nga serbët e veriut të Mitrovicës, do të përfitohen 24 milionë euro brenda vetëm një viti.
Edhe zyrtarisht, kombinati “Trepça” në veri të Mitrovicës ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për eksportin e koncentratit të plumbit dhe të zinkut, që nxirren nga minierat “Belo Brdo” dhe “Crnac” të Leposaviqit. Këto informata i ka konfirmuar edhe AKP-ja.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...