OurMine, grupi i hakerëve përgjegjës për sulmin ndaj Pokemon Go

13:11 | 18 Korrik 2016
Arbresh Info

Një ditë pasi përdoruesit u shqetësuan për rrëzimin e serverëve të lojës së famshme Pokemon GO, grupi i hakerëve OurMine, që gjithashtu ka kompromentuar llogaritë e të famshmeve në rrjete sociale, kanë marrë përgjegjësi për sulmin ndaj serverëve të lojës.

Ekipi i hakerëve ka goditur serverët për qasje në Pokemon Go me një sulm DDoS duke lënë kështu të frustruar shumë përdorues, shkruan portali arbresh.info. Grupi ka thënë ata nuk do të ndalin sulmin derisa përfaqësuesit e lojës nga Pokemon Go i kontaktojnë ata.

“Askush nuk do të jetë në gjendje të luaj këtë lojë deri kur Pokemon Go të na kontaktojë uebfaqen tonë për t’i mësuar ata se si ta mbrojnë atë”, shkroi grupi në uebfaqen e tyre./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme