Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes granteve investive po arrin që të rrisë kapacitetet prodhuese dhe përpunuese në agrobizneset vendore, të cilat përmes këtyre investimeve po arrijnë që të sjellin edhe prodhime cilësore në tregun vendor, si dhe po gjenerojnë vende të reja të punës.
Kështu është shprehur sot ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, gjatë përurimit të objektit të ri dhe pajisjeve të reja të kompanisë “Eurofood”, në Prizren, investime këto të përkrahura përmes grantit inventiv të MBPZhR-së.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, tha se Eurofood është një nga kompanitë e suksesshme të Kosovës, që ka traditë dhe ka sjellë në treg produkte cilësore dhe që janë shumë të nevojshme dhe që konsumohen nga konsumatorët tanë.
“Për të ruajtur këtë traditë dhe për të ecur përpara sektori privat ka nevojë për përkrahje nga shteti dhe jam i nderuar që jam sot këtu me ju, me punëtorët e kësaj ndërmarrje, të përurojmë investimet në zgjerim dhe makineri të re që janë bërë falë një granti prej rreth 166 mijë eurove nga MBPZHR-ja”, tha ministri Krasniqi.
Më tej, ai tregoi se Qeveria e Kosovës ka dyfishuar mbështetjen për prodhimin, përpunimin dhe diversifikimin e bizneseve në bujqësi dhe sivjet ai tha se MBPZHR-ja ka ndarë 20 milionë euro për grante dhe 23 milionë euro për subvencione.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se investimet në zgjerimin e agrobizneseve vendore janë të mirëseardhura në këtë komunë dhe më këtë rast ai shprehu edhe gatishmërinë e tyre si komunë për të përkrahur zhvillimin e mëtejmë të agrobizneseve.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerësoi lartë mbështetjen e MBPZhR-së për zhvillimin e mëtejmë të agrobizneseve vendore dhe sipas tij ka ende për t’u bërë në këtë drejtim, por që për këtë nuk po mungon përkrahja institucionale.
Ndërkaq, udhëheqësit e kompanisë “Eurofood”, në Prizren, treguan se mbështetja e vazhdueshme e ministrisë po ndikon që këto agrobiznese të rrisin edhe prodhimtarinë dhe cilësinë e produkteve të tyre.
Ndryshe, me investimet e MBPZhR-së në kompaninë “Eurofood”, janë shtuar 20 vende të reja pune, si dhe janë shumëfishuar kapacitetet prodhuese./arbresh.info
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...