Në Barrio Norte, Buenos Aires është një librari shumë e bukur e quajtur El Ateneo Grand Splendid.
Libraria është ndërtuar brenda Teatrit të vjetër 100 vjeçar Grand Splendid, që u hap në vitin 1919. Teatri më vonë ishte kthyer në kinema dhe më vonë në vitin 2000, ishte kthyer në librarinë El Ateneo Grand Splendid, që momentalisht mirëpret më shumë se 1 milion vizitorë në vit.
Ndërtesa e bukur ishte dizajnuar nga arkitektët Pero dhe Torres Armengol, më vonë ishte kthyer nga kinemaja në librari nga arkitekti Fernando Manzone, i cili mbajti shumë pjesë të teatrit, përfshirë skenën, ballkonet, detajet e mahnitshme arkitekturale madje edhe perdet e kuqe, transmeton Gazeta Express.
Në vitin 2008 El Ateneo Grand Splendid ishte emëruar si libraria e dytë më e bukur në botë nga ‘’The Guardian’’, dhe kjo nuk është aspak e çuditshme duke marrë parasysh dekorin e mrekullueshëm dhe ndjenjën klasike të teatrit të vitit 1920.
E kush nuk do të dëshironte të blinte një libër këtu? Shikojeni se si duket libraria.
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban