E njohur si ‘vrima kurorë’, masa e zezë që sillet në sipërfaqen e diellit ka potencial për të shkaktuar kaos në Tokë.
Një vrimë shfaqet në kurorën e diellit, apo atmosferës, kur fusha magnetike e diellit hapet dhe lejon që nxehtësia nga kurora të largohet, transmeton arbresh.info.
Temperaturat më të ulëta në këto zona bën që të duken më të errëta se sa sipërfaqja e mbetur e diellit. Ato gjithashtu kanë më pak energji dhe nivele të gazit, që i shtohen pamjes së errët.
Ndërsa kjo tingëllon mjaft e tmerrshme, duke pasur parasysh varësinë e Tokës në diell për të mbijetuar, shkencëtarët thonë se ky zbulim nuk është një shenjë për dënim të pashmangshëm për yllin apo planetin tonë.
Vrimat kurorë shfaqen rregullisht në sipërfaqen e diellit, por kjo është shumë më e madhe se zakonisht, përcjell arbresh.info. Vrimat mund të zgjasin për muaj të tërë dhe mund të rriten për të mbuluar deri në një të katërtën e sipërfaqes së diellit, sipas NASA-s.
Ai është spikatur nga Observatori i Dinamikave Solare të NASA-s, e cila ka në monitorim diellin që nga viti 2010. Vrima në hemisferën veriore është parë në fillim të këtij muaji nga teleskopi orbital./arbresh.info
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...