Korrja e grurit fillon në Shtime

14:59 | 14 Korrik 2016
Arbresh.info

Fushata e korrje- shirjeve të grurit ka filluar sot në komunën e Shtimes.

Hapjen e kësaj fushate e ka bërë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi.

Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa tha se interesimi për ta punuar tokën po rritet.

Ndërsa ministri i Bujqësisë  tha se sivjet punimi i tokës ka arritur përqindje  rekorde dhe do të mbulojë 90 përqind të nevojave vendore për miell.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme