Google ADS

Sot nis festivali “Fluturat 2016”

09:45 | 14 Korrik 2016
Arbresh.info

Edicioni i 16 i festivalit të këngës për fëmijë “Fluturat 2016”, nis sot në Prizren, ku 21 fëmijë do ta shpërfaqin talentin e tyre.

Tanimë është bërë e ditur se të gjitha përgatitjet e duhura për të iu krijuar kushte fëmijëve, që synojnë botën e këngës.

Nga këngët e paraqitura në konkursin për edicionin e 16, janë përzgjedhur 21 kompozime që i përshtaten karakterit të festivalit, dhe sipas organizatorit ofrojnë vlera të mirëfillta muzikore.

Në edicionin e 16 të festivalit për fëmijë “Fluturat 2016” do të paraqiten këta emra të talentuar që nesër do të jenë pjesë e skenës sonë muzikore: Dorina Elshani me këngën “Presidente 5 vjeçare”, Vesa Berisha me këngën  “S’je i vetëm”,Erina Baftijari, me këngën “Mami im”, Elsa Randobrava me këngën “Dua”, Ester dhe Gjina Kraki, me këngën “Edhe shoqe, edhe motra”, Embla Aliu dhe Puhize Nuhiu me këngën “Pianistja dhe Balerina”, Melosa Fazliu me këngën “Mos i braktisni”, Jora Lleshi me këngën “Tridhjetë e dy dhëmbë”. Luljeta Bega, me këngën “Qilimi Fluturus”, Olisa Lipoveci me këngën “Tomi dhe Xheri”, Sara dhe Hekuran Krasniqi me këngën  “Tre ishujt”, Klea Sinamati me këngën “Kurorë dëshirash, Dhurata Rada me këngën “Do ta pushtojë botën”, Ermira Kastrati me këngën “Kampionët”, Puhiza Shemsedini me këngën “Festivali i fëmijëve”, Ela Kazazi me kën gën “Dede”, Eda Lecaj me këngën “Vëllai im”, Dribardha Krasniqi me këngën “Engjellusha”, Erëza Elshani me këngën “Mbretëreshë pa viza”, Marigona Imeri me këngën “Marigona i këndon kukullës” dhe Era Xhakli me këngën “Lule për mësuesen”.

Drejtori i Festivalit Istref Krasniqi njofton de për tri vendet e para të jurisë do të ndahen këto çmime: Për vendin e parë 500 euro dhe Flutura e argjendtë, për vendin e dytë 300 Euro dhe për vendin e tretë 200 Euro.

Do të ndahen edhe çmimet: debutuesi më i mirë, dueti më i mirë, paraqitja më e mirë skenike dhe çmimi i Studio Helix-it. Gjithashtu nga revista “Fidani” do të ndahen çmimi për tekstin më të mirë të këngëve. Festivalin do ta hap kori i fëmijëve “Yjet” nga Prizreni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme