Pokemon Go është bërë shpejtë njëra nga aplikacionet më virale të të gjitha kohërave. Loja tani është më e madhja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe duket se tani njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në këtë aplikacion se në Facebook.
Një raport nga ‘SimilarWeb’ pretendon se Pokemon Go kishte tejkaluar edhe aplikacionin për takime Tinder sa i përket instalimeve si dhe ishte afër aktiviteteve ditore të përdoruesve në rrjetin social Twitter, shkruan portali arbresh.info. Sipas raportit të lartpërmendura, Pokemon Go ka arritur të tejkalojë aktivitetet ditore të përdoruesve të Twitter-it të hënën dhe tani ka 5.92 për qind të përdoruesve të platformës Android në SHBA.
Aplikacioni madje ka pasur dukshëm përdorues edhe në vendet ku nuk është në dispozicion, ka theksuar kompania. Kjo ka ndodhur falë dosjes APK që iu mundëson përdoruesve të instalojmë çdo aplikacion pavarësisht vendndodhjes.
Edhe pse industria ka pasur rritje të shumta edhe përmes aplikacioneve të tjera, përfshirë Candy Crush, Clash Royale, dhe Minecraft, një raport nga ‘SurveyMonkey’ pretendon që Pokemon Go ka marr titullin si “loja më e madhe mobile në historinë e SHBA-së”./arbresh.info
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...