Ky peshk “fantazmë” është kapur për herë të parë nga kamerat e “National Oceanic and Atmospheric Administration”, gjatë një misioni eksplorimi me anijen “Okeanos Explorer”.
Peshku i pazakontë u kap nga robotët nënujorë të pajisur me kamera, teksa notonte në 2500 metra thellësi. Lëkura pothuajse e tejdukshme dhe sytë e veçantë bëri që të marrë shumë shpejt emrin “fantazmë”.
Peshku ngjan nga pamja me “oktapodin fantazmë” që u zbulua nga e njëjta ekspeditë në Shkurt të këtij viti. (foto 2)
Bruce Mundy, një biolog in NOAA, tha se peshku mendohet t’i përkasë familjes Afionide, të cilët njihen se jetojnë më në thellësi se çdo peshk tjetër.
Kjo ekspeditë po bën kërkime në thellësi të detit, në “Gropën Mariana”, një zonë e mbrojtur prej 246,608 kilometrash katror në lindje të ishujve Filipine./tch
‘
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...