Sot fermerët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt prodhim të perimeve, frutave e agrumeve.
Megjithëse, sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë në Tiranë është një sipërfaqe e konsiderueshme ajo e kultivuar me grurë edhe pse ndër vite kjo ka ardhur gjithmonë duke u tkurrur.
“Në vitin 2015, në Korçë janë marrë më shumë se 37 kv për hektarë. Kjo është një kulturë bazë për ushqimin e popullsisë”, shprehet Demir Areza, agronom.
Kostot e larta vijojnë të mbeten shqetësimi kryesor i këtyre fermerëve, të cilët pohojnë se kultivojnë shumë pak grurë sa për të mbuluar nevojat e tyre, pasi tregtimi i tij nuk është me leverdi.
“Rendimenti i grurit është shumë i ulët pasi ka shumë lloje farash dhe ato janë të përziera”, thotë një fermer.
Fermerët e Korçës gjithnjë e më tepër janë duke e braktisur kultivimin e grurit dhe janë duke u orientuar drejt kulturave të cilat janë më fitimprurëse dhe që kanë një treg më të sigurt, si bimët medicinale apo frutoret.
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...