Asus prezantoi telefonin e tij të ri Zenfone 3 Deluxe në Computex në fillim të këtij viti. Atëherë u zbulua se telefoni do të ketë ekran 5.7 inç 1080p, kamerë 23 megapiksel, bateri 3.000 mAh, port USB-C 3.0 dhe 6GB RAM. Po ashtu, u zbulua se telefoni vjen me procesor Snapdragon 820, por tani është kuptuar që ky telefon do të jetë i pari me Snapdragon 821.
Qualcomm ka prezantuar këtë çip së fundmi dhe Asus nuk ka pritur gjatë duke e shpërndarë menjëherë lajmin, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Snapdragon 821, procesori më i shpejtë deri tani
Procesori Snapdragon 821 vjen pas Snapdragon 820, i cili ishte i përfshirë në pajisjet më të mira të fundit me Android, si Galaxy S7, HTC 10 dhe Xiaomi Mi 5. Çipi i ri vjen me 10 për qind rritje të performancës dhe posedon procesor katër bërthamor me 2.4GHz.
Versioni me Snapdragon 821 i këtij telefoni nga Asus do të kushtojë 780 dollarë./arbresh.info
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...