Miguel Ángel Aragones është artisti që ka krijuar këtë kryevepër të ashtuquajtur si stil i kontrasteve minimaliste. Dhe ky krijim është një hotel, i quajtur Mal Adentro Hotel që ndodhet në Baja California, në veri të Meksikës.
Nuk është e qartë se si hoteli mori emrin Mal Adentro, që do të thotë ‘brenda të keqes’, sepse duket se nuk ka asgjë të keqe këtu. Vendi mahnitëse përfshin 198 dhoma moderne, të cilat natën ndriçohen nga ngjyra të ndritshme neoni dhe të japin pamjen e plotë të hotelit. Dhe është ky emër dhe kjo pamje që kanë rritur kuriozitetin e njerëzve për të parë se pse diçka kaq e bukur mund të quhet e keqe.
Stili ‘minimalist’ ofron pamje të mrekullueshme, për më tepër që si ndërtesë qëndron mbi dhe rreth një liqeni të krijuar artificialisht, duke ofruar reflektime mahnitëse të segmenteve të izoluara. E fjetja në këtë vend kushton 385 $ nata për një dhomë dyshe, por me këtë çmim nuk hyjnë pijet, ushqimi dhe shërbimet tjera, megjithatë thuhet se trajtimi brenda këtij objekti nga stafi i hotelit është i pakrahasueshëm.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima