Google ADS

Pokemon Go tani ka mbi 10 milionë instalime vetëm në Android

09:13 | 13 Korrik 2016
Arbresh Info

Vetëm një javë pas debutimit, Pokemon Go ka kaluar shifrën prej mbi 10 milionë instalime në telefonat e mençur me platformën Android dhe statistikat në Google Play Store tani e shfaqin atë në rangun 10.000.000 – 50.000.000 të shkarkimeve.

Edhe pse kjo është vërtetë impresive, duhet të kemi parasysh që shifrat përfaqësojnë numrin e përgjithshëm të instalimeve që do të thotë se numri i pajisjeve me Android që janë të instaluara nuk mund të jetë gjithsesi numri i njerëzve që janë duke përdorur aplikacionin në mënyrë aktive.

Numri i përgjithshëm i shkarkimeve në iOS aktualisht mbetet ende i panjohur. Megjithatë, në rast se shqyrtojmë tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporti zbulon që në përgjithësi 7.5 milionë shkarkime janë në Android dhe iOS./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme