Që nga dje kur edhe ka filluar aplikimi i maturantëve për t’u regjistruar në Universitetin “Kadri Zeka”, për vitin akademik 2016/2017, vërehet interesim mjaft i madh në të gjitha fakultetet, ku deri sot numri i aplikantëve ka arritur në 1020.
Lidhur me numrin e maturantëve të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet në Universitetin “Kadri Zeka ”, Refik Ibrahimi , zyrtar kryesor për pranimin e dokumenteve, ka thënë se ky interesim është i mirëseardhur, sepse Universiteti “Kadri Zeka” është përgatitur për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë të vazhdojnë studimet.
Ibrahimi ka thënë se gjithashtu jemi të përkushtuar që ky proces të rrjedh në mënyrën më të mirë të duhur në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe do t’u japim mundësinë të gjithë atyre që meritojnë në kuadër të parametrave numerik që Universiteti ka shpallur për këtë vit akademik.
“Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 11.07.2016 deri më 18.07.2016 (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave). Provim pranues do të ketë në të gjitha njësitë akademike (fakultete), kurse shpallja e listave të kandidatëve për provim, salla dhe ora e mbajtjes se provimit pranues do të publikohen më 20.07.2016, në ueb faqen e Universitetit ëëë.uni-gjilan.net . Ndërkaq provimi pranues do të mbahet më 21.07.2016, kurse shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 26.07.2016”, thuhet në një komunikatë të këtij universiteti.
Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2016-2017 të studimeve themelore – bachelor, do të regjistrojë 1504 studentë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...