Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e sapoemëruar të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil Samet Dalipin dhe anëtarin e bordit Ardian Gaxherin si dhe drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj.
Zharku ka thënë se bashkëpunimi insititucional më lëminë e aviacionit civil ndikon në zhvillimin ekomomik të vendit.
”Bashkëpunimi i mirë institucional, në lëminë e aviacionit civil do të ndikojë në zhvillimin e transportit ajror i cili transport ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë“, pohoi ministri Zharku.
Sipas një njoftimi për media, kryetari i bordit të ACC-së, Samet Dalipi e falenderoi ministrin Zharku për pritjen e tij dhe bashkëpunimin e ofruar nga ministria të cilën e udhëheq. Kryetari Dalipi theksoi se bordi i kësaj agjensie është i gatshëm që të bashkëpunojnë për sigurinë, sigurimin, menaxhimin e kontrollit ajror dhe rregullimin ekonomik të aviacionit në rendin e brendshëm ligjor dhe bëhet pjesë e tregut të përbashkët të transportit ajror të BE-së.
Në anën tjetër, drejtori i Autoritetit Civil të Aviacionit Driton Gjonbalaj, vlerësoi se krijimi i bordit të këtij autoriteti është I mirëseardhur për ACC-në, dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.
Në këtë takim u diskutua edhe për temat tjera që kanë të bëjnë me Aviacionin Civil dhe të cilat do të kontribojnë në të mirën e qytetarëve vendit tonë.
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...