Hakohet operatori gjigant në Poloni

13:40 | 12 Korrik 2016
Arbresh Info

Telekomi i dytë më i madh në Poloni, Netia është hakuar javën e kaluar dhe janë vjedhur 14GB të dhëna duke përfshirë edhe detajet personale të konsumatorëve.

Kompania ka konfirmuar në një deklaratë që faqja e saj netia.pk ishte hakuar të enjten e kaluar, megjithëse pretendoi që fjalëkalimet dhe portali vetë-shërbyes NetiaOnline nuk janë kompromentuar, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, të dhënat nga individët që kanë paraqitur një apo dy forma të kontratës te operatori mund të jenë ekspozuar. Një zëdhënës i kompanisë ka thënë për ‘Reuters’ se numrat personal, emrat dhe detajet bankare mund të jenë pjesë e të dhënave që janë vjedhur.

Netia ka paralajmëruar konsumatorët të jenë të kujdesshëm ndaj ndonjë kontakti me e-mail, mesazh apo telefon që iu kërkohet për të ofruar detajet personale apo për t’i ndryshuar ato./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme