Google ADS

Humbin kujdestarinë e fëmijës për shkak të dietës

12:41 | 12 Korrik 2016
Arbresh.info

Një 14 vjeçar italian, është larguar nga mbikëqyrja e prindërve të tij pasi që ai kishte mbajtur një dietë strikte vetëm me perime e cila e kishte bërë të përfundojë në spital.

Mjekët kanë thënë se pesha e fëmijës ishte pak më e lartë se sa normalja që duhej ta kishte dhe testet e gjakut kanë treguar se nivelet e kalciumit ishin në minimumin e atyre që duhen për mbijetesë.

Sipas The Local, djaloshi ishte dërguar në spitalin Fatebenefratelli të Milanos nga gjyshërit e tij.

Juria e gjykatës lokale kishte konstatuar se prindërit e kishin ushqyer fëmijën e një dietë vetëm me perime e cila nuk përkonte me moshën e tij të re dhe kështu ua kishin marrë kujdestarinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme