Tre turiste shkaktuan shqetësim dhe mërzi te banorët e Romës, pasi ato me rroba plazhi nisën të lahen në një shatërvan 400-vjeçar, për t’i bërë ballë të nxehtit. Futja e tre turisteve në shatërvanin “Acqua Paola” në Romë tërhoqi edhe vëmendjen e mijëra njerëzve në rrjetet sociale.
Ata e cilësuan veprimin e turisteve si mungesë respekti ndaj një monumenti të shekullit të 17-të. Ndonëse kombësia e turisteve nuk dihej, shumë njerëz shpreheshin se vetëm anglezët ose gjermanët mund ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton shekulli.
Në fotot e realizuara nga një dëshmitar, tre turistet shfaqen të pashqetësuara teksa lahen në ujin e shatërvanit, duke larguar të nxehtin përvëlues të kësaj vere në kryeqytetin italian. Nuk dihet nëse nga autoritetet vendore është marrë ndonjë masë ndaj turisteve, por ato duket se e shijuan aventurën.
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...