Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për këtë vit akademik do të pranohen 1504 studentë në nivelin bachelor.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.
Në këtë numër të studentëve do të përfshihen edhe kuotat nga Lugina e Preshevës dhe komunitetet pakicë.
“Edhe kësaj radhe Universiteti “Kadri Zeka” për vitin akademik 2016/2017 do të pranojë studentë në katër fakultete respektivisht në shtat programe të studimit: në Fakultetin e Edukimit programet e studimit Arsimi Fillor dhe Parashkollor , në Fakultetin Ekonomik me programe studimi Menaxhment, Banka Financa dhe Kontabilitet dhe Marketing, në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike”, thuhet në fund të njoftimit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...