Një djalë indian, që ka një bisht rreth 17 centimetra, nga komuniteti i tij po konsiderohet si një Perëndi.
Djali 13 vjeç, i cili ka një bisht rreth 17 centimetra, po mendon ta heqë atë me anë të një operacioni, sepse po i shkakton probleme në ecje.
Mirëpo, banorët e fshatit të tij e konsiderojnë si rimishërim i Perëndisë Majmun me emrin Hanuman.
Xhaxhi i tij, Ipbal, ka thënë: “Kur ka folur për herë të parë, ka qenë 1 vjeç, dhe fjalët e para që tha ishin emrat e Perëndive të feve të ndryshme. Atë ditë kuptova që ky djalë kishte diçka hyjnore”.
Djali 13-vjeçar ka një sëmundje që nuk e lejon të ecë. Disa doktorë thonë që ka probleme me shtyllën kurrizore, ndërsa disa të tjerë thonë që problemi është pikërisht bishti.
Këtë muaj, adoleshenti do të vendosë nëse do e heqë apo jo bishtin, por ai beson se me apo pa bisht, njerëzit do vazhdojnë ta adhurojnë si më parë.
“Njerëzit do vijnë tek unë sërish me dëshirat e tyre, e sigurt.”
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...