Universitetet publike këtë vit do të pranojnë 15, 487 studentë në rinj në programet e akredituara të nivelit bachelor.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj.
“Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2016/2017 është 15.487, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 për qind për studentët e komuniteteve jo shumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Masht ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojnë të hapen konkurset për pranimin në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...