Google ADS

‘Home Sweet Home’ shfaqet premierë në Karlovy Vary

16:19 | 7 Korrik 2016
Arbresh.info

Filmi ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari dhe producent Trim Musliun, do të jepet premierë sot në ora 16:00 në festivalin e madh Karlovy Vary.

Filmi flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.

Në rolet kryesore luajnë: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj.

‘Home Sweet Home’ është në garë me 11 filma të tjerë në konkurrencën East of the West të cilët konkurrojnë për çmimin e parë në kategorinë East of the West si dhe për çmimin special të jurisë.

Ky film është shfaqur edhe dje për media ndërkombëtare ku edhe ka ngjall interesim të madh dhe gjithashtu ka marr ftesa për në shumë festivale tjera të rëndësishme. Po ashtu filmi do të shfaqet edhe nesër.

‘Home Sweet Home’ në Karlovy Vary do të prezentohet nga skenaristi Zymber Kelmendi, regjisori Faton Bajraktari, aktorët Donat Qosja dhe Shkumbin Istrefi, nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku si dhe nga drejtoresha e Agjencisë së Filmit në Maqedoni Mimi Gjorgoska Ilievska.

Filmi është prodhim i kompanisë filmike ‘Cineproduction’ i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme