Google ADS

Rriten kuotat për minoritetet në UP

09:58 | 7 Korrik 2016
Arbresh.info

Qeveria stimulon komunitetet të studiojnë në arsimin e lartë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës ka përcaktuar kuotat për të rinjtë e komuniteteve që do të studiojnë në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”. Për dallim nga vitet e tjera kuota sivjet është përcaktuar të jetë më e lartë.

Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka vendosur që në vitin e ri akademik 2016-17 të regjistrohen në studime në këtë Universitet rreth 8 mijë brucoshë.

Senati ka votuar propozimet e fakulteteve në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e kaluar, duke miratuar kuotat për secilën njësi akademike. Por, nga UP-ja është deklaruar se me udhëzime administrative të MASHT-it është vendosur që në këtë vit akademik të regjistrohen në studime nga numri i përgjithshëm 12 për qind prej radhëve të minoritarëve në vend. Ndërkohë, ka pasur reagime nga senatorët për Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit që në këtë vit akademik të regjistrohen në studime nga numri i përgjithshëm 12 për qind prej radhëve të minoritarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme