Japonia është vendi ku lindi pinguini i parë në botë me fekondim artificial. Ishte një sipërmarrje e vështirë që kërkoi 6 vite studime, por qëllimi i shkencëtarëve për zhvillimin e një teknologjie, që të ndihmojë në mbrojtjen e specieve të rrezikuara u arrit.
Pinguini i lindur në këtë mënyrë është i shëndetshëm, e siç shihet në videon e siguruar nga “Reuters”, kujdestarja e peshon për të vënë re me kënaqësi se ka shtuar mirë në peshë, duke kapërcyer madje dhe pritshmëritë.
Drejtuesit e akuariumit “Kaiyukan” të Osakës u lidhën për projektin e tyre me Kusunoki Hiroshi, profesor i asociuar i Universitetit të Kobes. Më vonë, përpjekjeve të tyre për të ndërhyrë në riprodhimin e specieve iu bashkua dhe Parku i Jetës Detare në Tokio.
Ekipi i kërkuesve shpreson të ndihmojë në këtë mënyrë në shumimin e specieve të rrezikuara.
Pinguini lindi në qershor dhe është mbajtur nën kontroll nga ekspertët që kanë parë ecurinë e shëndetit të tij. Sipas Organizatës ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës, disa lloje pinguinësh janë në rrezik sidomos nga ndryshimet e klimës.
Një prej tyre, pinguini “perandor” mund të humbasë në dekadat e ardhshme 50% të popullatës. Në Antarktidë, disa koloni të kësaj specieje llogaritet të kenë humbur 2/3-tat e pjesëtarëve të tyre.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...