10 milionë Android të infektuar me virus

10:49 | 6 Korrik 2016
Arbresh Info

10 milionë telefona të llojit Android janë infektuar me një virus të quajtur “HummingBad”.

Sipas Time magazine, ky virus i detyron përdoruesit e Android që të klikojnë në reklamat në telefonin e tyre. Ai gjithashtu, instalon aplikacione të dëmshme vetvetiu.

Këtë virus e ka krijuar një haker i quajtur Yingmob, i cili ka fituar mijëra dollarë me anën e këtyre mashtrimeve.

Google kompania partnere e Android, ka thënë se është duke u munduar t’i bllokojë këto instalime dhe t’i mbajë informatat e përdoruesve të sigurta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme