Google ADS

Galaxy Note 7 certifikohet në Rusi

09:25 | 6 Korrik 2016
Arbresh Info

Telefoni i mençur nga Samsung, Galaxy Note 7 është certifikuar në Rusi. Pajisja që ka pranuar certifikimin ka modelin me numër SM-N930FD, që do të thotë se është variant me dy kartela për shkak të shkronjës “D” që ka në fund.

Ky lajm vjen disa javë pasi gjiganti njoftoi për eventin e prezantimit të Galaxy Note 7, gjë që zbulon se kompania e Koresë Jugore ka në plan të lansojë pajisjen e re në Rusi pa ndonjë vonesë apo shtyrje, shkruan portali arbresh.info. Kjo është e bazuar nga fakti që Galaxy S7 dhe S7 Edge janë certifikuar në Rusi disa javë më parë pasi u zyrtarizuan.

Galaxy Note 7 ka qenë së fundmi subjekt i shumë thashetheme që zbuluan se pajisja do të ketë ekran 6 inç si dhe do të vijë me funksione të reja në S Pen./arbresh.info

sam

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme