Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit në Shqipëri arriti në 47.456 milionë lekë në periudhën janar-maj të këtij viti duke shënuar një rritje prej 3.8 përqind krahasuar me pesëmujorin e vitit 2015, çka tregon një tendencë pozitive drejt rritjes së investimeve.
Përgjatë 5-mujorit të vitit 2015 u importuan gjithsej 42,899 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi .
Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Gjermania dhe Kina ishin partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie.
Gjithsej nga Italia u importuan 13.199 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Nga Gjermania u importuan 8.932 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Kina u importuan 7.290 milionë lekë makineri, paisje dhe pjesë këmbimi.
Nga java e ardhshme shkolla “Faik Konica” fillon...
Veçoria e re në YouTube ju lejon të bëni pyetje për çdo gjë ...
Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë arm...
Të përzierat ju shqetësojnë? 6 shkakatarët kryesorë dhe çfar...
Margot Robbie shfaq barkun e rrumbullakosur në një bluzë tra...
Man Utd vetëm barazim ndaj Twente në ndeshjen hapëse të Ligë...