Në rrëfimin i cili më shumë i ngjan “Kësulkuqes”, Ajshat Maksudova (56), nga fshati Novi Bijuzjak në rajonin e Dagestanit, ka vrarë një ujk me sëpatë kur bisha e sulmoi.
Ajo fillimisht ka luftuar me duar bosh, që në fund ta vret me sëpatë.
“Nuk u frikësova. Qëndroja si tani, duke e mbajtur sëpatën në dorë. Ujku kërceu mbi mua, më gërvishti në këmbë dhe doja ta godisja me sëpatë”, tregoi Maksudova.
LEXO EDHE
Rrëfimi rrëqethës i dëshmitarit të ngjarjes: Ja si u vra katërvjeçari Almiri (Video)
“Kur e ngrita dorën, ai më kafshoi. Doja t’ia hapja gojën dhe ta godas me grusht deri në fund, në fyt, por nuk mundja. Ndaj vetëm e lash dorën, e ai vazhdonte ta tërhiqte. Më pas e mora sëpatën dhe e godita në kokë derisa nuk u rrëzua”, shtoi ajo.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...