Aktori Arben Bajraktaraj nominohet për aktorin më të mirë në festivalin ndërkombëtar“Macabre Faire Film Fest”.

15:08 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

Aktori i njohur shqiptar Arben Bajraktaraj është nominuar për aktorin më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në festivalin “Macabre Faire Film Fest”.Në këtë festival aktori garon me rolin e tij në filmin “Lapsus” të regjisorit francez Karim Ouraet.,ky film është 30 minutësh dhe trajton një ngjarje që shikuesin e vë në dyshim  nëse ndodh vërtetë,apo është imagjinatë e personazhit kryesorë.Bajraktaraj ka luajtur edhe në filmat shqiptarë si “Ballkony” i Lindita Zeqirit,”Heroi” i Luan Kryeziut etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme