Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, Kujtim Shala, u takua me ministrin e Italisë për Trashëgimi dhe Aktivitete Kulturore dhe Turizëm, Dario Franceschini.
Në një njoftim për media thuhet se në takim të dy ministrat theksuan rëndësinë e kultivimit të mëtejmë të raporteve mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe të vlerave të përbashkëta kulturore.
Ministri Shala u shpreh i bindur se këto raporte do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen dhe se dy vendet tona mund të punojnë edhe më tej së bashku për promovimin e vlerave kulturore të popujve tanë, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, siç janë UNESCO-ja, ICCROM-i e të tjera.
Ministri italian, Franceschini theksoi mundësinë e bashkëpunimit në kinematografi, përfshirë edhe bashkëprodhimet filmike.
Sipas ministrit Franceschini, Italia mund të japë mbështetje të gjithanshme për edukimin e punonjësve profesionalë dhe të rinjve nga Kosova për profesione specifike, për të cilat nuk ekzistojnë programe shkollimi në Kosovë.
“Ministrat Shala dhe Franceschini u pajtuan që të nënshkruhet një marrëveshje-kornizë bashkëpunimi, e cila do t’u mundësojë artistëve, institucioneve dhe ekspertëve të kulturës e të trashëgimisë kulturore shkëmbim të përvojave dhe të njohurive profesionale”, thuhet në njoftim.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...