Producenti Francez Murphy François zgjodhi regjisorin Valton Jakupi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit që të interpretoj në këtë rol, në të cilën paraqet një ngjarje tragjike të një ushtari të humbur pas një fronti të bërë, shkruan Titulli.com.
Ushtari humbet nga koleget e tij, dhe ne një vend të huaj nuk din ku të strehohet, dhe kërkon rrugëdalje dhe shpëtim në malet e një vendi të panjohur.
Drejtoresha e fotografisë Marie Silmei që udhëtoi nga Amerika Latine për të qenë prezent në këto teste filmike, ështe shprehur e kënaqur për baskëpunimin me regjisorin Vallton Jakupi dhe është hera e parë që bashkëpunon me një shqiptar por që nuk do të jetë edhe hera e fundit.
Po ashtu regjisori i këtij filmi, Murphy François u shpreh se ka biseduar me kolegun Valton shumë herë për këtë projekt dhe në fund ka vendosur që ai ta luaj këtë rol, për shkak se ka shumë ngjashmëri figura e tij me ushtarin e humbur, dhe po ashtu e njohë punën e Regjisorit Valton.
Sipas deklaratës së dhënë Titulli.com , Valton Jakupi është shprehur se filmi është i metrazhit prej 25 minutash dhe do të prezantohet nëpër festivale evropian dhe botërore.
Ndërsa Jakupi ka shtuar se kanë biseduar edhe për një projekt tjetër ku do të inkuadrohen aktorë tjerë shqiptarë nga vendlindja e regjisorit Valton Jakupit.