Google ADS

Procesi i integrimit në BE, vendosi ekonominë në krye të diskutimeve

10:03 | 30 Qershor 2016
Arbresh.info

Procesi i integrimit në BE, vendosi ekonominë në krye të diskutimeve Procesi i integrimit në BE, duke përfshirë edhe bashkëpunimin rajonal, është duke kontribuar në përpjekjet e Kosovës për të formuluar politika që adresojnë kufizimet e rritjes ekonomike dhe pengojnë konvergjencën. Kështu ka thënë ministri i Financave, Avdullah Hoti në konferencën e Bankës Botërore “Dialogu i politikës së Ballkanit Perëndimor mbi Investimet, Vendet e Punës dhe Integrimin”, që u mbajt në Vjenë të Austrisë.

Me këtë rast, ministri Hoti theksoj gatishmërinë e tijpër të kontribuar edhe më tutje në atë që po bëhet një praktikë e mirë e komunikimit në mes të politikë-bërësve, ekspertëve, dhe partnerëve zhvillimor të Ballkanit.

“Qëllimisht po e vendos bashkëpunimin rajonal nën ombrellën e procesit të integrimit evropian – dhe kjo për të theksuar rëndësinë e perspektivës së integrimit në BE si shtytësin kryesor të përpjekjeve rajonale për arritjen e stabilitetit të nevojshëm për adresimin e vështirësive strukturore”, shtoi ministri Hoti.

Ai shtoi se procesi i Berlinit është pa dyshim një shtyllë shumë e vlefshme e kredibilitetit të perspektivës evropiane, dhe një mekanizëm udhëzues për përpjekjet rajonale drejt tranzicionit të nevojshëm të para-anëtarësimit. Si politik-bërës, ne e kuptojmë që ky tranzicion kërkon kohë dhe shumë punë, por duke pasur parasysh rr ethanat e rajonit, dhe duke pasur parasysh pasiguritë e fundit të zgjerimit, është me rëndësi të madhe që përkushtimi për zgjerim të sforcohet vazhdimisht dhe të komunikohet nga të gjitha palët”.

Ndërsa, sa i përket përvojës së Kosovës me sfidat dhe përfitimet e procesit të Integrimit, gjatë prezantimit të tij ministri Avdullah Hoti, tha se “Kosova padyshim mbetet e mbingarkuar me probleme strukturore, por progresi në vitet e fundit ka qenë i konsiderueshëm. Në këtë drejtim, procesi i integrimit në BE ka qenë shumë i dobishëm në ndërtimin e një konsensusi kombëtar mbi qasjen strategjike për adresimin e nevojave të vendit – pavarësisht nga ciklet zgjedhore apo qasjet ideologjike ndaj zhvillimit. Në fakt, ky proces ka vendosur ekonominë në krye të diskutimeve për politikat e brendshme, dhe i ka kontribuar në një kuptimi të gjerë se prosperiteti mund të rritet vetëm përmes rritjes së qëndrueshme ekonomike” .

Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se ndikimi i procesit të integrimit në BE ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në përmirësimin e politikbërjes në fushën e ekonomisë, konkretisht në kapacitetet e Qeverisë për planifikim strategjik më afat gjatë, dhe për një qasje të strukturuar për adresimin e sfidave strukturore.

“Kosova ka përmirësuar së fundi sistemin e saj të integruar të planifikimit, anë të të cilit politika jonë është funksionalizuar në një platformë me tri nivele: Së pari, ne kemi miratuar një Strategji të Zhvillimit afatgjatë që përcakton vizionin për zhvillim si dhe inkorporon synimin e konvergjencës përmes përmirësimeve të kapitalit njerëzor, mirëqeverisjes, aftësisë konkurruese dhe infrastrukturës. Në nivel më operacional, ne kemi harmonizuar këto objektiva me masat specifike të identifikuara në Programin e Reformave Ekonomike dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, si dhe njëherësh, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kemi ankoruar agjendën tonë të reformave në procesin e MSA-së me anë të një plani të implementimit të MSA-së”, shtoi ministri Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Në të njëjtën kohë, kemi pasur edhe një vit të bujshëm të bashkëpunimit me shumë partnerë rajonalë për shkëmbimin e përvojave lidhur me integrimin në BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme