Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën e organizuar në bashkëpunim me GIZ-in në të cilën do të prezantohen të gjeturat e anketës “Perceptimet e tatimpaguesve lidhur me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për vitin 2015” që është realizuar nga GIZ-i.
Gjithashtu, në këtë konferencë do të prezantohet progresi i arritur nga ATK (6 muaj pas: zhvillimet dhe sfidat).
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Diasporës, Deputet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë, Drejtoria e Tatimeve e Shqipërisë, Administrata Tatimore e Malit të Zi, Shoqëria Civile, Odat ekonomike, FMN, Banka Botërore, USAID, EULEX etj.
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës bomba thërrmuese
Tre shenja që shkojnë mirë me Peshoren
Anketa: Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve ...
“Armatimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori ...
Real Madrid arkëton tri pikët e radhës në La Liga