Facebook ka sjellë një veçori të re lidhur me atë se çka do të paraqitet në News feed-in tuaj .-transmeton arbresh.info.
Me ndryshimet e reja tani ju do të shihni më tepër postime të miqve tuaj se sa postime të faqeve të biznesit apo të mediave.
Rrjeti social thotë se ky ndryshim në News Feed do ta zvogëlojë trafikun e faqeve të jashtme.
“Ne parashohim se ky përditësim mund të sjellë rënie të klikimeve për disa faqe”-u shpreh drejtori i inxhinierisë në Facebook, Lars Backstrom.
Kjo mund të ketë edhe pasoja të paqëllimta për njerëzit të cilët mbështeten në Facebook për lajme, dhe numri i njerëzve që e shftyrëzojnë rrjetin social për t’u informuar në më të rejat është shumë i madh.
“Prioriteti ynë kryesor është që t’ju mbajmë të lidhur me njerëzit, vendet dhe gjërat me të cilat doni të jeni të lidhur-duke filluar me njerëzit dhe miqtë të cilët i keni në Facebook”-u shpreh një zëdhënëse e Facebook.
Një fotografi e nipit tuaj që po martohet është lajm. Se a është më i rëndësishëm se një sulm terrorist për ju nuk dihet. Facebook do të tentojë t’ia qëllojë kësaj bazuar në veprimet të cilat i keni ndërmarrë më parë.
Kjo duket e arsyeshme. Për këtë arsye, disa e kanë mirëpritur këtë lajm duke qenë se ia kthen rolin e dikurshëm të Facebook-ut, që t’ju mbajë të lidhur me miq dhe familjarë dhe jo të jetë një prizë e lajmeve./arbresh.info
Aksident mes pesë veturave në rrugën Fushë Kosovë – Pr...
Specialja ia refuzon Isni Kilajt kërkesën për udhëtim në Shq...
Trepça e nis me fitore ndaj Golden Eagle Yllit
KFOR: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin urgjentisht ...
UEFA ndalon Ineos të ndërveprojë me Nicen para ndeshjeve në ...
Drejtorja Menaxhuese e FMN-së: Rezultatet e Kosovës në menax...