Në Qendrën e Kulturës “Tahir Sinani”, në Lipjan u promovua sot libri monografik “Pergamenë e gjallë”, i autorit Agim Sylejmanit, kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes për çlirim dhe bashkim kombëtar, Sadik Buja.
Autori i kësaj vepra, Agim Sylejmani, që njëherësh ishte edhe bashkëveprimtar i Bujës, tha se të shkruhet një libër për një shok është gjëja më e vogël, derisa shtoi se në këtë vepër nuk është thënë aq sa duhet për Sadik Bujën.
Sylejmani: Për Sadik Bujën ka shumë për t’u thënë
“Një libër monografik për shokun është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë sot për shokët që nuk i kemi më në mesin tonë, në krahasim me gjurmët e pashlyera të një veprimtarie aq të dendur e intensive që ata kanë dhënë gjatë periudhave më të rëndësishme të vetëdijesimit kombëtar dhe të organizimit të luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar… Unë bëra një libër për një shok dhe bashkëveprimtar, bashkatdhetar në rrugën e shenjtë për çlirim dhe bashkim kombëtar, por kjo nuk do të thotë që për Sadik Bujën janë thënë të gjitha, përkundrazi ka shumë për t’u thënë…”, tha ai.
Ndërsa, bashkëveprimtari tjetër, Fadil Gashi tha se vepra e tij do të jetë e pashuar, duke shtuar se ky libër i plotëson të gjitha standardet e një monografie.
Gashi: Vepra Bujës do të jetë pashuar
“Ashtu sikurse shkrimi në pergamenë që ruhet e nuk humbet edhe jeta dhe vepra e patriotit dhe atdhetarit Sadik Buja do të qëndrojë e pashuar dhe do të ringjallet sot në këtë monografi të titulluar ‘Pergamenë e gjallë’ e shkruar në mënyrë profesionale nga shoku me atdhetari Agim Sylejmani. Monografia i plotëson të gjitha standardet e një libri monografik, pasi Agimi e ka pasuruar me dokumente origjinale nga trajtimi i figurës në fjalë, duke i sistemuar në mënyrë profesionale dhe me një përkushtim dhe përgjegjësi të lartë”, tha Gashi.
Veprën dhe jetën e Sad ik Bujës e kujtoi edhe vajza e tij, Liria. Ai kujtoi të atin duke treguar se pas përfundimit të luftës e deri në momentin e vdekjes, në vitin 2007, ai kishte mbetur i harruar, derisa në emër të familjes theksoi krenarinë që ndjejnë për veprën e tij.
Buja: Krenar që Sadiku ishte në jetën tonë
“Pas daljes nga burgu dhe pas luftës mbeti i harruar dhe mërzitej shumë për këtë gjë. Sidoqoftë, ai më nuk është në mesin tonë, por paska një që nuk e kanë harruar. Me këtë monografi që ka bërë Agim Sylejmani jo vetëm që bëri që kujtimi për babin të jetojë gjatë, por ne si familje an bëri të ndjehemi edhe më krenar që ishte pjesë e jetës tonë”, tha ajo.
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...
Haradinaj dënon sulmin në Ibër Lepenc: Në mbrojtje të Kosov...
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...