Për rreth dy orë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar dhjetëra punëtorë teknik të fakulteteve të cilët kanë kërkuar nga Rektorati që të zbatohet marrëveshja e 0.5 përqindëshit.
Por një marrëveshje e tillë nuk po figuron në kontratën mes kompanisë kontraktuese nga Rektorati, pasi që kontrata është nënshkruar në 2014, ndërsa marrëveshja kolektive e zbatimit të 0.5 përqind është bërë në 2015.
Kërkesës së punëtorëve teknik iu është përgjigjur sekretari Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi, i cili tha ata po e i kryejnë obligimet e tyre me kompanitë kontraktuese, dhe se punëtorët duhet të kërkojnë përgjegjësi nga kompania e jo nga rektorati.
Po ashtu edhe përfaqësuesi i Kompanisë së pastrimit ‘Selman Network”, Betim Selmanaj kanë pohuar që marrëveshje e zbatimit të 0.5 përqind nuk është në kontratë, pasi që kjo kontratë siç thuhet edhe nga vetë Selmanaj por edhe nga Kelmendi është nënshkruar në vitin 2014.
Kryetari i Sindikatës së sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka kërkuar që të për punë torët teknik të fakulteteve të bëhet pagesa e 0.5 përqind. Ai në protestën e sotshme tha se ky është vetëm një tubim me të cilin duan të tërheqin vërejtjen rektoratit, në të kundërtën ai potencon që nëse rektorati për një kosh të shkurtër nuk e merr parasysh kërkesën e pagesës së 0.5 përiqnd atëherë ata do të ndërpresin punën.
“Nuk kemi ndonjë sinjal pozitiv për pagesën e 0.5 përqindëshit për të cilët kjo sindikatë ka arritur që në shumë kompani tjera ta gëzoj këtë drejtë… kemi ardhur që ta kërkojmë që nga fillimi i implementimit të marrëveshjes kolektive dhe gjitha obligimet që i ka rektorati i Universitetit të paguaj këta punëtor në mënyrë retro- aktive dhe normal që të fillohet që për cdo muaj stazhi i muajit të paguhet edhe për këta punëtor. Ne e kemi parë që në një far forme deri më tani pak sa kërkesat e këtyre punëtorëve nuk janë respektuar…Është ky vetëm një tubim sa kemi deshtë pak sa të tërheqim vërejtjen përndryshe ne jemi të obliguar që për një kohë shumë të shkurtër nëse rektorati nuk e merr seriozisht të bëjë pagesën atëherë normal ne në mënyrë ligjore do të ndërpresim punën, dhe deri në momentin të mos bëhet pagesa ne nuk do të punojmë”, tha Azemi.
I pyetur nëse marrëveshja kolektive është bërë nga Qeveria e Kosovës, Azemi tha se me Qeverinë le të merret Rektorati.
Xhevrije Krasniqi, punëtore teknike në fakultet me pagë 212 euro po kërkon që t’i paguhet 0.5 përqindëshi që sipas Rektoratit dhe kompanisë së pastrimit “Selman Network”, nuk iu takon, si dhe rritjen e rrogës. Ajo thotë se rrogën, të cilën e merr është më shumë një ndihmë sociale.
“Kemi dalë për 5 përqindëshin, por kemi dalë edhe për rritje të pagave se kjo nuk është pagë është nj ndihmë sociale. Ne kemi qenë të universitetit, na kanë qit në rrugë nuk ka pyetur askush edhe ne kemi fëmijë edhe fëmijët tonë duan bukë. Këta të mëdhenjtë i kanë rrit pagat e tyre, sa po duan po marrin ndërsa për neve nuk po ju intereson. Prej 2015 e kemi bërë këtë këresë askush nuk e ka marr parasysh, 212 euro i marrim, e as ato me kohë nuk i marrim”, tha Krasniqi.
Por sekretari i Rektoratit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Esat Kelmendi, tha se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë në bazë të procedurave të tenderit në vitin 2014, dhe se në këtë kontratë gjithçka është e specifikuar, përfshirë edhe pagesën, por në të cilën nuk parashihet pagesa 0.5 përqind.
“Ne kemi nënshkruar me këtë kompani një kontratë në bazë të procedurave të tenderit në vitin 2014 dhe në kontratë gjithçka është e specifikuar, aty është e specifikuar edhe paga, edhe pagesa për metra katror që i bëhet kompanisë në të cilën nuk parashihet pagesë për 0.5 përqind për përvojën e punës. Prandaj, edhe universiteti nuk mund të ndërhyj në kontratë, dhe të parasheh kushte tjera meqenëse ajo është nënshkruar në 2014 ne jemi të obliguar të zbatojmë kontratën të cilën e kemi në fuqi… kemi pas takime sy me sy dhe i kemi treguar që është e pamundur, edhe përkundër vullnetit se janë pagesat e ulëta”, tha Kelmendi.
Megjithatë, Kelmendi tha se tani kanë në procedurë kontratën e re ku është paraparë që pagesa të rritet nga 6-7 përqind, ku paga minimale të jetë 250 euro.
Se 0.5 përqindëshi nuk parashihet në kontratën e kompanisë së pastrimit “Selman Network”, e tha edhe përfaqësuesi i kësaj kompanie, Betim Selmanaj, madje ai për media tha se për këtë problem nuk ka dëgjuar më herët, dhe se nuk kanë marr as edhe një kërkesë zyrtare.
“Është temë që sot jemi njoftuar përndryshe, paga në përgjithësi përcaktohet në bazë të marrëveshjes dhe kontratës që ne kemi me rektoratin e Universitetit të Prishtinës, do të thotë ne nuk i përcaktojmë pagat, çdo gjë bëhet në përputhje me ligjin e punës, por në lidhje me pyetjen konkrete të 0.5 përqindëshin është diçka që ne nuk e kemi të përfshirë në kontratë. Do të thotë kontratën ne e kemi të nënshkruar 2014, dhe marrëveshjen të cilën po flitet është nënshkruar në 2015 kështu që nuk është e paraparë në kontratë”, tha Selmanaj.
Ata kanë thënë se do të presin deri të mërkurën për të marrë një përgjigje nga institucionet për kërkesat e tyre.
Protestuesit janë shpërndarë të qetë, duke i dhënë afat rektoratit që të reagoj deri të mërkurën, në të kundërtën ata do të ndërpresin punën.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...