07:03 | 29 Qershor 2016
Arbresh.info
Sot, njerëzit vazhdojnë t’i lexojnë gazetat apo revistat në letër. Sigurisht, jo aq sa 10 vite më parë por, të paktën, ende nuk janë zhdukur nga tregu. Për shkak të ritmit me të cilin po ecën teknologjia, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh të tjera, ama të gjithë ne që kemi përjetuar e provuar një kohë tjetër, ndryshe nga ajo e fëmijëve të sotshëm, e dimë se rrethanat do të jenë krejt ndryshe.
Kush prej jush ka sot në shtëpi një kasetë me shirit? Po një makinë shkrimi apo aparat fotografik me film? Edhe nëse e keni, nuk dini ku e keni hedhur, aq i panevojshëm është bërë sot. Në këtë fotogaleri po kujtojmë disa nga gjërat me të cilat jemi rritur por që i kemi harruar. Bëhemi nostalgjik vetëm kur i shohim të na shfaqen nëpër faqe interneti, ndërsa fëmijët tanë as që i njohin. Po nesër, ku dhe si do të jemi?!