Funksioni për thirrje me zë tani edhe në BlackBerry 10

15:23 | 25 Prill 2015
Arbresh Info

Ende pa i bërë një javë në telefonat nga kompania Apple, funksioni për thirrje me zë nga WhatsApp është zyrtarisht në dispozicion tek të gjithë përdoruesit e BlackBerry 10.

Ky përditësimin i aplikacionit në versionin 2.12.1.2 bartë edhe një numër të madh funksionesh, përfshirë aftësinë për një kërkim individual tek mesazhet dhe përmirësime në madhësinë e shkronjave.

Funksioni për thirrje me zë nga WhatsApp së pari u shfaq në platformën Android muajin e kaluar, ndërsa është konfirmuar që do të jetë  pjesë edhe e platformës Windows Phone./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme