Në Universitetin e Mitrovicës do të pranohen 1430 studentë

13:13 | 28 Qershor 2016
Arbresh.info

Në vitin akademik 2016/17 në Universitetin e Mitrovicës (UM) “Isa Boletini”, do të pranohen 1430 studentë.

Për këtë është vendosur në mbledhjen e fundit të senatit të UM-sw, ku janë dhënë dhe janë miratuar propozimet e gjashtë fakulteteve ekzistuese për numrin e studentëve që do të pranohen.

Në nivelin bachelor në Fakultetin e Gjeoshkencave do të pranohen gjithsej 180 studentë (Gjeologji – 60 studentë, Xehetari dhe Metalurgji – 60 studentë). Ndërsa në nivelin master në këtë fakultet do të pranohen gjithsej 60 studentë, nga 10 studentë në programet: Vendburimet e Lëndëve të Para Minerare, Hidrologji dhe Gjeologji Inxhinierike, Xehetari, Gjeoteknikë, Materiale, Metalurgji.

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore është planifikuar që të pranohen 180 studentë në nivelin bachelor (Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore – 100 studentë, Teknologji me specializimet: Inxhinier i Kimike; Inxhinieri e Mjedisit – 80 studentë). Ndërsa në nivelin master në këtë fakultetet do të pranohen 50 stu dentë (Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore – 30 studentë, Teknologji – Specializimi, Inxhinieri e Mbrojtjes së Mjedisit – 20 studentë).

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, në nivelin bachelor do të pranohen 420 studentë ( Informatikë Inxhinierike – 160 studentë, Inxhinieri Ekonomike – 160 studentë, Makineri Prodhuese – 100 studentë). Ndërsa në nivelin master do të pranohen 50 studentë (Informatikë Inxhinierike – 30 studentë, Makineri Prodhuese – Profil i i Prerjes – 20 studentë).

Në nivelin bachelor në Fakultetin Jurdik do të pranohen 140 studentë, në Fakultetin Ekonomik 200 studentë (Banka, Financa dhe Kontabilitet – 100 studentë, Menaxhment dhe Informatikë – 100 studentë), ndërsa në Fakultetin e Edukimit gjithsej do të pranohen 150 studentë (Edukim Fillor – 100 studentë, Edukimin Parashkollor – 50 studentë). Në këto tri fakultete nuk ka studime në nivelin master.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme