Deri më tani janë falur mbi 136 milionë euro, borxhe të qytetarëve

12:43 | 28 Qershor 2016
Arbresh.info

Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton se raportet e dërguara nga institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike deri më tani kemi këtë gjendje të borxheve të pasqyruara për periudhën 2000-2008 ku deri më tani janë falur borxhet në shumën prej 136 milionë e 618 mijë e 369 euro për personat përfitues.

Ndërsa nga fillimi i zbatimit të ligjit për faljen e borxheve publike e deri më tani janë inkasuar të hyra në shumën prej 20 milionë e 526 mijë e 290 euro.

“Kurse, nga raportet e ofruara nga institucionet relevante borxhet e mbetura për periudhën 2000-2008 janë në shumën prej 295 milionë e 128 mijë e 590 euro si subjekt i faljes për përfituesit e mundshëm deri në shfuqizimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Në këto të dhëna nuk janë përfshirë borxhet ndaj KEK-ut.

Me këtë rast, Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë borxhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, Doganës, Tatimit në Pronë si dhe ndërmarrjeve publike, se Ligji për faljen borxheve shfuqizohet më 3 shtator 2016.

Prandaj, ftohen qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë a fat të mbetur kohor dhe të kontaktojnë me Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet publike për të lidhur marrëveshje për faljen e borxheve publike ndaj tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme