Vidhen 10 milionë dollarë nga një bankë në Ukrainë

11:03 | 28 Qershor 2016
Arbresh Info

Një bankë e Ukrainës është bërë viktima e fundit e sulmeve mjaftë të përhapura kibernetike në banka dhe sektorin financiar nga hakerët që si shënjestër kanë shtyllën e sistemit financiar në botë, SWIFT.

Bazuar në një organizatë të pavarur për monitorim të quajtur “ISACA”, hakerët thuhet se kanë vjedhur 10 milionë dollarë nga një bankë e paemëruar në Ukrainë duke shfrytëzuar sistemin bankar ndërkombëtar SWIFT, shkruan portali arbresh.info.

SWIFT është sistemi i mesazheve banke në mbarë botën që është përgjigjes për menaxhimin e miliarda dollarëve në transferime të hollash çdo ditë ndërmjet institucioneve financiare në mbarë botën.

Hakerët e shërbimeve të tilla tashmë kanë bërë një numër të madh viktimash, përfshirë bankën qendrore në Bangladesh, bankën Banco del Austro në Ekuador dhe një bankë tjetër të komerciale të paemëruar. Në të gjitha këto incidente, hakerët kanë shfrytëzuar të meta në sistemin e tyre para se mesazhi të dërgohej përmes SWIFT-it./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme